Site icon Telegrafi

Tentim vrasje në Deçan, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, pasi që ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version