Policia raporton se në fshatin Ashlan të Vushtrrisë një person është plagosur në këmbë nga dy të dyshuar.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit njëri lirohet në procedurë të rregullt ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishek dhe një gëzhojë e cal. 7.65 mm.