Telegrafi

Tentim vrasje me thikë në Ferizaj

Të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në shërbimin e urgjencës të spitalit të Ferizajt, ndërsa i njëjti, për trajtim të mëtutjeshëm është bartur në QKUK në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga Qendra klinike, gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Koha.net.

Nga policia raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje në stacionin e autobusëve ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit, (R. R. 20 vjeçar), i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari dhe viktima edhe më parë ishin përleshur ndërmjet veti. Me urdhër të prokurorit, rastin është duke e hetuar Njësiti rajonal i hetimeve në Ferizaj. /Telegrafi/