Telegrafi

Tentim vrasje e të shtëna me armë zjarri në Kamenicë

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij në Kamenicë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, por përveç dëmeve të shkaktuara në veturë nga të shtënat, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /indeksonline/