Telegrafi

Tentim për sulm fizik ndaj burrit të Mimoza Kusarit (Video)

Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga klubi alpin ‘Prishtina’ të hënën janë nisur për ta pushtuar majën më të lartë në botë, Mount Everest me 8,848 metra lartësi.

Me ta do të duhej të shkonin edhe Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj, të cilët thonë se përgjysmimi i ekipit vjen si pasojë e mjeteve financiare, pasi sipas tyre Ministria e sportit ra në grackën e Agron Lilës, sepse paratë kanë kaluar në federatë dhe janë shpërndarë dika htjetër.

Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës, Arben Lila, që është burri i kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lilës, ishte i padëshirueshëm në aeroport, madje Haki Hasanramaj deshi t’i qëroj hesapet fizikisht me të. /Klan Kosova/