Site icon Telegrafi

Tentim për rrëmbim të një fëmije në Strumicë

Në Parkun e Madh të qytetit në Strumicë ka pasur tentim për rrëmbim të një fëmije tre vjeçar. Lajmi është përhapur dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa sot policia ka konfirmuar për MPB-në se rasti është raportuar dhe se po punohet për zbardhjen e tij.

Gjegjësisht, sipas raportimeve, fëmija tre vjeçar është tentuar të rrëmbehet nga dy persona, të cilët dyshohet se flisnin një gjuhë të huaj, por pasi njëri prej prindërve ka arritur t’i ndalojë, ata kanë ikur.

Sipas policisë, Z.Ch.K (31) nga Strumica ka raportuar dje se pardje rreth orës 19:00, teksa ndodhej në një park në Strumicë, së bashku me djalin e saj të mitur, në momentin kur djali i saj ndodhej larg saj, derisa ai ishte duke qëndruar në një urë druri, dy persona i janë afruar kështu që njëri prej tyre e ka marrë.

Sipas denoncimit, pasi kallëzuesja u ka bërtitur, personi e ka lëshuar të miturin dhe i ka vendosur kapelën në kokë, e cila i kishte rënë më parë, e më pas janë larguar. SPB Strumicë menjëherë ka marrë masa për zbardhjen e personave dhe zbardhjen e rastit. Është bërë këqyrja e vendit dhe janë intervistuar dëshmitarët, ku është konstatuar se në momentin e vendndodhjes ka pasur shumë njerëz që lëviznin dhe i mituri qëndronte në një urë të vogël prej druri ku ekzistonte rreziku të rrëzohej. në ujë, ndërsa personi që e ka ngritur fëmijën nga ura është rrëzuar në tokë menjëherë pasi kanë zbritur nga ura, thuhet në raportin e MPB-së.

Exit mobile version