Telegrafi

Tentim grabitje e armatosur në Prizren, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur në tentativë në Prizren.

Sipas policisë viktima mashkull ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar, aty ishte ndalë një veturë në të cilën kishin qenë dy persona ku njëri prej tyre kishte dalë nga vetura dhe nën kërcënimin e armës viktimës i kishte kërkuar para, por viktima duke u mbrojtur e kishte goditur të dyshuarin dhe si pasoj kafka e armës kishte ra dhe mbete në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orëve janë ndaluar dhe arrestuar nga njësiti policor të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/