Site icon Telegrafi

Tentativë për negociata, Nikolla: Ja kërkesa që miratoj me dy duart

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka njoftuar se ka marrë një kërkesë nga Këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët.

Ministrja tha se është dakord që pas shfuqizimit të VKM, që ishte kushti i parë i studentëve të ngrihen grupe pune për zgjidhjen e tre çështjeve të tjera, me pjesëmarrjen edhe të studentëve.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë. Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Ministrja Nikolla mblodhi sot me urgjencë rektorët dhe dekanët e fakulteteve të Tiranës pas protestës masive të studentëve.

Studentëve vazhdojnë ende të qëndrojnë para Ministrisë duke kërkuar përgjysmim të tarifave të shkollimit dhe kushte më të mira e kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që janë 4. Sot ministrja njoftoi se qeveria do shfuqizojë VKM nr. 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.

Dy ditët e fundit studentët kanë braktisur universitetet duke bojkotuar mësimin në të gjitha fakultetet. /Bw/Telegrafi/

Exit mobile version