Telegrafi

Tentativa për grabitje shkoi keq, dy autorët të maskuar qëllojnë me armë dhe rrahin të zotin e shtëpisë

Një tentativë grabitje në Lezhë, përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e të zotit të shtëpisë, i cili ka qenë vetëm në banesë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Njëra nga fqinjët tregon se ka dëgjuar zhurmën në momentin e ngjarjes, teksa më vonë ka parë që bashkëfshatari i saj ishte dhunuar në përpjekje për t’i shpëtuar autorëve.

Policia gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje kryefamiljarin Nikoll Buja i cili ja pohuar se nuk ka dijeni për personat të cilët tentuan t’i grabisnin banesën, ndërsa kërkon nga policia zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia ende nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare në lidhje ngjarjen./TCH