Ushtarët sot kanë qëndruar brenda Kuvendit të Ganës me qëllim që të ndërpresin përleshjen mes deputetëve lidhur me mospajtimet për zgjedhjet e muajit të kaluar – dhe e gjithë kjo ka ndodhur pak orë para së të bëhej betimi i presidentit Nane Akufo-Ade.
Pamjet e filmuara nga televizionet lokale kanë treguar politikanët ku shumica prej tyre ishin pa maska duke shtyrë njëri-tjetrin, ku më pas është dashur të ndërhyjnë rreth 20 ushtarë, transmeton Telegrafi.
Në fund, Alban Bagbin, kandidat i partisë NDC është zgjedhur kryetar i Kuvendit.
“Tentimi për t’i marrë fletët e votimit në Kuvend nga ana e ushtrisë janë imazhet që askush nuk ka pritur se do t’i sheh”, ka bërë të ditur në Facebook, kandidati për president John Mahama që ka humbur në zgjedhjet presidenciale.
Incidenti ka ndodhur gjatë betimit për mandatin e dytë të Akufo-Adua. Ai është shpallur fitues në zgjedhjet e muajit të kaluar – ku fitoi 51.59 për qind të votave, derisa ish-presidenti Mahama humbi me 47.37 për qind të votave. /Telegrafi/