Site icon Telegrafi

Tensionohet edhe më shumë situata në SHBA, vritet një demonstrues në Kentucky

Të paktën një person ka humbur jetën gjatë protestave të organizuara pas vdekjes së afr0-amerikani George Floyd në Louisville të Kentucky, ku forcat e sigurisë hapën zjarr mbi demonstruesit.

Shefi i policisë në këtë qytet, Steve Konrad, ka deklaruar se incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e policisë së qytetit dhe Garda Kombëtare u thirrën që të shpërndajnë turmën e protestuesve në parkingun e një marketi, transmeton Telegrafi.

“Policët dhe ushtarët filluan me pastrimin e parkingut, dhe në një moment dikush ka shtënë në drejtim të tyre. Policia dhe ushtria është kundërpërgjigjur, ku si pasojë një mashkull ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes”, ka shtuar Konrad gjatë një konference për media.

Ai pranoi se policia është duke marrë në pyetje disa persona dhe po mbledh video të ndryshme të këtij incidenti, me qëllim që të kryhen hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version