Site icon Telegrafi

Tensionohet edhe më shumë situata, Irani rrëzon dronin amerikan

Garda Revolucionare e Iranit, ka njoftuar se të mërkurën ka rrëzuar një dron amerikan mbi territorin e saj, pasi është futur në hapësirën ajrore të Iranit.

“Droni amerikan Global Hawk është rrëzuar nga Forcat Ajrore të Iranit në jug të vendit, më saktësisht në provincën Hormozgan”, thuhej në njoftimin e Gardës Revolucionare të cilin e transmetoi në gjuhën angleze Press TV, transmeton Telegrafi.

E raportimi për rrëzimin e dronit RQ-4 Global Hawk, po ndodh kur raportet mes SHBA-ve dhe Iranit janë në nivelin më të ulët.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë njoftuar se Irani ka shpërthyer edhe një dron të mbushur me lëndë shpërthyese në një tanker në Gjirin e Omanit. SHBA-të akuzojnë Iranin për sulmet mbi anijet, derisa Teherani e mohon një gjë të tillë.

Ushtria amerikane ka refuzuar të komentoj raportimet nëse një dron i ushtrisë amerikane është rrëzuar në Iran. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version