Telegrafi

Tensionim marrëdhëniesh me kroatët, serbët zbulojnë se kujt do t’ia ndalojnë hyrjen në Serbi

Serbia dhe Kroacia kanë tensionuar marrëdhëniet, pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd.

Fajtor kryesor i gjithë kësaj ishte kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, i cili gjatë vizitës së delegacionit kroat përdhosi flamurin e shtetit fqinj dhe shau zyrtarët nga Kroacia.

Kjo bëri që delegacioni kroat të ndërpresë urgjentisht vizitën dhe të kthehej në Zagreb, duke e quajtur veprimin e palës serbe si provokues.

Ndërkohë që Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në Serbi si masë reciproke.

Serbia kësaj radhe, sipas tabloidit Alo, është duke shqyrtuar ndalimin e hyrjes në vend për kryeministrin Andrej Plenkoviq, ministrin e Mbrojtjes, Tomo Medved dhe deputetin kroat, Miro Bul.