Është tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës pas një debati ndërmjet Aida Dërgutit dhe kryetarit të Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Dërguti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit tha se është e padrejtë ndarja në kategori dhe pikërisht udhëheqësia e OVLUÇK-së ia ka ndarë vetes shumën më të mëdha të parave që i takon me ligj, ndërkaq të tjerët i ka lënë në kategorinë e tretë që paguhen më pak.
Pas kësaj deklarate të Dërgutit, ka reaguar Hysni Gucati i cili ishte i pranishëm në Kuvend në cilën e të ftuarit. Pas reagimit të tij, Dërguti iu drejtua me “ulu aty, mos fol në emër të Adem Jashari”.
Gucati iu drejtua me “ulu atë gisht aty…marre duhet me të ardh…”
Duke e parë situatën e tensionuar, kryesuesi i Kuvendit, Sabri Hamiti kërkoi pesë minuta pauzë. /Telegrafi/