Site icon Telegrafi

Tensionet SHBA-Arabi Saudite rrisin çmimin e naftës

Zhdukja e papritur e gazetarit të The Washninton Post, Jamal Khashoggi, në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll kanë ndikuar që të ketë tensione ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite.

Në një intervistë me lajmet e CBS, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, premtoi “dënim të rëndë” për Arabinë Saudite për zhdukjen e Khashoggit, megjithatë ai la opsionin e goditjes së sanksioneve në vend, përcjell Telegrafi.

Të mërkurën, vendet e OPEC-ut kanë shkurtuar parashikimin e rritjes së kërkesës për naftë për këtë vit dhe sugjeroi se mund të ketë një reduktim deri në vitin 2019 nëse prodhimi vazhdon të rritet.

Aktualisht një fuçi nafte po tregtohet me 72.86 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version