Tashmë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë arritur pikun, me forcat ruse që thuhet se tashmë janë futur brenda territori ukrainas.
Separatistët rus kanë marrë mbështetje nga Vladimir Putin që të funte brenda pjesëve që menaxhohen nga ta, andaj kjo natyrisht se mund të lë pasoja edhe në futboll.
Tashmë dihet se finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22 do të luhet në Shën Peteresburg, por që kjo gjë mund të ndryshohet.
Nëse situata mes Ukrainës dhe Rusisë eskalon, atëherë UEFA do të jetë e detyruar që finalen ta ricaktojë në ndonjë vend tjetër.
Finalja e garës më të madhe për klube në Evropë do të luhet më 28 maj, andaj shtëpia e futbollit evropian pritet që shumë shpejtë të dalë me vendim zyrtar, raporton RMC Sport.
Nëse tensionet janë të larta mes të dyja vendeve, atëherë UEFA do të detyrohet që ta rilokalizojë finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
🚨 UEFA could be set to relocate the Champions League final scheduled to take place in Saint-Petersburg on May 28 following the Ukraine-Russia conflict.
Wembley is a likely destination.
(Source: RMC Sport) pic.twitter.com/HNymXfDOZ1
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 22, 2022