Telegrafi

Tensionet politike çojnë çmimin e naftës ne 121 dollarë

Rusia eksportuesi botëror i naftës, ka lajmëruar se nuk do të kënaqej me protestat diplomatike pas nënshkrimit të marrëveshjeje midis SHBA dhe Polonisë, për projektin amerikan të mbrojtjes antiraketore.

Ndërsa dollari ka vazhduar rënien e tij gjë e cila ka influencuar rritjen e çmimeve të naftës.

Që pas të premtes së kaluar, ditë në të cilën çmimi i naftës arriti në nivelin më të ulët në këto katër muaj, bareli është rritur me 9 dollarë duke ndërprerë një ulje të vazhdueshme me 35 dollarë në raport me rekordin absolute të 11 korrikut 147.27 dollarë për barrel.