Site icon Telegrafi

Tensionet në Kuvend, Rama sulmon opozitën: Futën sjelljet e rrugës në politikë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X për tensionet e krijuara në Kuvend këtë të hënë ku flakadanët çuan deri në një vatër të vogël zjarri që fatmirësisht u shua në kohë nga Garda.

Mes zhurmës dhe tymit, ndërsa votohej buxheti i vitit 2024, Rama u shpreh se opozita ka futur fjalorin dhe sjelljet e rrugës në politikë. Sipas tij deputetët demokratë janë kapur nga Berisha dhe deri sa ai t’i “lëshojë”, ata do të vazhdojnë të “shkërmoqen”.

Lexo po ashtu Miratohet mes tymit dhe flakës projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet seanca

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama në platformën X. /Telegrafi/

Exit mobile version