Telegrafi

Tensionet në Goodison Park që nisën me ndërhyrjen e Mustafit, ndërsa Ozil e hodhi pallton drejt stafit të Evertonit

Mesut Ozil (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Unai Emery e ka mbrojtur Mesut Ozilin, pasi mesfushori i Arsenalit e kishte hedhur pallton e tij drejt stafit trajnues të Evertonit në Goodison Park.

Skuadra nga Liverpuli regjistroi fitore ndaj Topçinjve duke vënë në rrezik vendin e londinezëve në top-katërshe.

Ndërsa tensionet u shtuan kur Shkodran Mustafi ndërhyri në Dominic Calvert-Lewin dhe kjo nxiti reagimin e trajnerit të Evertonit, Marco Silva dhe stafit tjetër trajnues, të cilët nisën të debatonin me Emeryn.

Lexo po ashtu Arsenal

Dhe teksa trajneri i Arsenalit po i kundërshtonte rivalët e tij, Ozil e hodhi pallton e tij drejt stafit të ekipit nikoqir.