Nëndetësja amerikane “USS Michigan” mbërriti në Korenë e Jugut në mesin e tensioneve me Veriun komunist që kanë bërë të fryjë erë lufte në gadishullin Korean.
Nëndetësja e mbushur me raketa do t’i bashkohet njësisë së luftanijeve të drejtuara nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson”, të cilat po afrohen në rajon pas pjesëmarrjes në një stërvitje ushtarake me Australinë dhe fillimit të manovrave të përbashkëta me dy destrojerë japonezë në perëndim të Paqësorit.
Peniani kërcënoi të dielën ta fundosë aeroplanmbajtësen amerikane me kapacitete bërthamore, përcjell tch.
Gazeta shtetërore “Rodong Sinmun” shkruante se Koreja e Veriut ka armë që mund të mbërrijnë deri në Amerikën kontinentale dhe rajonin e Azisë së Paqësorit, duke përmendur mes të tjerash edhe bombën me hidrogjen.
Shteti i izoluar komunist kremton të martën 85-vjetorin e themelimit të ushtrisë.
Evente të ngjashme, Peniani i ka shënuar në disa raste me teste raketore.