Telegrafi

Tensione te Arsenali, Ceballon dhe Nketiah përleshen mes veti para ndeshjes ndaj Fulhamit

Dani Ceballos dhe Eddie Nketiah janë përleshur mes vete para ndeshjes së Arsenalit në udhëtim te Fulhami.

Sezoni i ri i Ligës Premier ka filluar me tensione, te Arsenali, pas një gjë e pahijshme ka ndodhur para fillimit të takimit të javës së parë.

Mesfushori spanjoll, Ceballos dhe anglezi Nketiah kanë krijuar tension në nxehjen para ndeshjes, duke tentuar t’i qërojnë hesapet.

Lexo po ashtu Lacazette shënon golin e parë në sezonin e ri në Ligën Premier, Arsenali në epërsi ndaj Fulhamit

Ceballos dhe Nketiah në dy raste u përplasen mes vete dhe vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që mos të ndodh diçka më e madhe.

Pas këtij rasti, trajneri Mikel Arteta pritet të reagojë pasi njihet si trajner që nuk toleron probleme brenda klubit të tij. /Telegrafi/