Dani Ceballos dhe Eddie Nketiah janë përleshur mes vete para ndeshjes së Arsenalit në udhëtim te Fulhami.
Sezoni i ri i Ligës Premier ka filluar me tensione, te Arsenali, pas një gjë e pahijshme ka ndodhur para fillimit të takimit të javës së parë.
Mesfushori spanjoll, Ceballos dhe anglezi Nketiah kanë krijuar tension në nxehjen para ndeshjes, duke tentuar t’i qërojnë hesapet.
Ceballos dhe Nketiah në dy raste u përplasen mes vete dhe vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që mos të ndodh diçka më e madhe.
Pas këtij rasti, trajneri Mikel Arteta pritet të reagojë pasi njihet si trajner që nuk toleron probleme brenda klubit të tij. /Telegrafi/
You don't see this every day 👀
Dani Ceballos and Eddie Nketiah got into a heated exchange during a pre-match training routine 👜 pic.twitter.com/u1qMPuZ8Ux
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 12, 2020