Telegrafi

Tensione në takimin sy më sy mes Markut dhe Moran – boksieri shqiptar e shtyn me duar irlandezin

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring të shtunën në mbrëmje, ku do të ndeshjet me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran më 2 shtator nga ora 19:00.

Gjatë takimit të tyre publik sot, Marku e akuzoi Moranin se dridhej gjatë përballjes sy më sy, ku boksieri shqiptar e shtyu me dy duart.

“Ai dridhej kur ishim ballë për ballë, u përpoq ta fshihte. Nëse shikoni videot nga kamerat, ai tundte këmbët”, deklaroi Marku.

Moran e mohoi këtë gjë, duke thënë se: “Kurrë në jetën time nuk do të dridhem para jush”.

Markui mbushur me besim, deklaroi se do të fitojë ndaj Moran.

“Unë do ta gjuaj. E di që do të përpiqet të boksojë, do të përpiqet të vrapojë, por unë do të jem i shumtë për të”, deklaroi Marku. /Telegrafi/