Site icon Telegrafi

Tensione në seancën për Badovcin: Shpend Ahmeti thotë se presionin më të madh për ndërtimet e ka bërë LVV-ja

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për ndërtimet në liqenin e Badovcit, pas inicimit nga ana e 19 asamblistëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndërtimet në Badovc.

“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja. Qejfi më i madh për mua është të merret vendimi për ndalimin e ndërtimeve”, ka thënë Ahmeti.

Në seancën e jashtëzakonshme për Badovcin po kërkohet anulimi i kushteve të ndërtimit në liqenin e Badocit.

Seanca është duke u përcjellë me tensione. /Telegrafi/

 

Exit mobile version