Telegrafi

Tensione në PSG? Neymar pëlqen postimet në Twitter ku kritikohet Mbappe

Neymar ka pëlqyer dy postim në Twitter që kritikonte Paris Saint-Germain që e bëri Kylian Mbappe gjuajtësin e parë të penalltive përpara sulmuesit brazilian, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-2 të ekipit të tij ndaj Montpellier të shtunën.

Mbappe humbi penalltinë e parë në pjesën e parë ndaj Montpellier, por jo edhe Neymar, i cili më vonë gjatë 45 minutave të parë rundi rrjetën nga pika e bardhë.

E gjithë kjo erdhi pas braziliani refuzoi t’ia japë edhe goditjen e dytë të penalltisë, edhe pse Mbappe cilësohet si i privilegjuari i klubit pas rinovimit të kontratës në verë.

 

Por, kjo nuk e ka ndaluar Neymarin të ‘pëlqejë’ një numër postimesh në Twitter rreth Mbappes, pasi ai humbi një penallti gjatë fitores së klubit ndaj Montpellier.

“Tani është zyrtare, Mbappe është ekzekutuesi i penalltive në PSG”, lexohej në Twitter dhe ky postim u pëlqye nga ish-ylli i Barcelonës.

“Është e qartë se kjo është një gjë e kontratës, sepse në asnjë klub në botë që ka Neymar nuk do të ishte ai i dyti, asnjë. Duket se për shkak të vazhdimit të kontratës, Mbappe zotëron PSG -në!!!”, shkruhet në atë postim.

 

Neymar tani ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e para të PSG-së këtë sezon, ndërsa Mbappe arriti të gjejë rrjetën në fillimin e tij të parë në Ligue 1.

Lexo po ashtu U acarua me bashkëlojtarët dhe u ndalë pasi nuk ia pasuan topin, Galtier arsyeton Mbappen

Mbappe gjithashtu u pa gjatë një aksioni të zemërohej pse nuk iu pasua topi.

Tashmë me të drejt mediat mendojnë se kanë filluar tensionet te PSG. /Telegrafi/