Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi, përcjell TV21.
Para objektit të Myftinisë së Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë disa persona, ndërsa vërehen edhe forca të policisë.
Pritet që më vonë BFI dhe Myftinia e Tetovës të dalin me sqarime për situatën e krijuar mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin dhe rastin e ka dërguar në organet gjyqësore.