Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e opozitës, Flamur Noka pas përplasjes së krijuar nga ky i fundit në foltoren e Kuvendit.
Nikolla tha se Noka ka përdorur gjuhë të pahijshme në Kuvend, ndërsa i kërkoi atij që të largohet nga salla e Kuvendit.
Deputeti demokrat nuk ka pranuar në largohet nga salla duke vijuar replikat në distancë me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla të cilën e ka quajtur përfaqësuese të narko-shtetit.
“Ti mua nuk më kërcënon dot, as më intimidon dot mua, sidomos ti Flamur Noka, je i përjashtuar nga seanca, largohu nga salla”, tha Nikolla.
Në kushtet kur deputetë e opozitës ishin të gjithë të pozicionuar pranë foltores, kryetarja Nikolla ka ndërprerë për 5 minuta seancën. /Telegrafi/