Site icon Telegrafi

Tensione në Idomeni, policia me lotsjellës i përzë emigrantët

Policia e Maqedonisë me gaz lotsjellës përzuri qindra emigrantë të grumbulluar në linjën ndërkufitare me Greqinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbi 500 njerëz janë grumbulluar në kampin e improvizuar në Idomeni, në kufirin midis dy shteteve. Burime nga policia greke thonë që në atë pjesë ka „tensione“, por nuk komentojnë më tepër.

Mijëra refugjatë të cilët këtë mëngjes u nisën nga kampi Idomeni në anën greke, hidhnin me mjete të forta në drejtim të policisë dhe e shkulnin rrethojën duke u përpjekur të kalojnë në territorin e Maqedonisë.

Policia e Maqedonisë dhe pjesëtarët e armatës në numër të madh janë sistemuar përgjatë brezit kufitar./Telegrafi/

Exit mobile version