Telegrafi

Tensione në Bregun Perëndimor: Filmohet momenti kur izraeliti vret palestinezin

Një palestinez u vra në Bregun Perëndimor gjersa ushtria izraelite tha se ai u përpoq të godiste me thikë një kolonist hebre.

“Një palestinez u përpoq të godiste me thikë një hebre dhe u pengua ta bënte këtë”, njoftoi ushtria.

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë sulmuesin e dyshuar palestinez duke vrapuar pas izraelitit, i cili në një moment u kthye dhe e vrau.

Ministria palestineze e Shëndetësisë zbuloi identitetin e palestinezit të vrarë si 42-vjeçari Tariq Odeh Youssef Maali.

Herën e fundit që një palestinez u vra në Bregun Perëndimor, ajo u përshkallëzua në dhunë.

Ky incident ndodhi gjithashtu mes tensioneve të rritura ndërsa Izraeli kryen një ofensivë anti-terroriste në Bregun Perëndimor.

Të paktën 18 palestinezë, përfshirë militantë dhe civilë, janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite që nga 1 janari. /Telegrafi/