Te Përfaqësuesja e Kosovës asgjë nuk po shkon mirë.
Kosova është duke humbur momentalisht nga Turqia me rezultat 3-1.
Megjithatë, atmosferë negative është duke mbretëruar edhe brenda përbrenda grupit të Përfaqësueses.
Kjo pasi, portieri Samir Ujkani, i cili e la lojën në minutën e 53 pas një lëndimi u detyrua ta lë fushën e lojës dhe vend të tij u inkuadrua Adis Nurkovic.
Pas kësaj, me tu kthyer në bankë aty u pa një debat i ashpër mes tij dhe ndihmësit të Albert Bunjakut, Muharrem Sahiti, por nuk dihet arsye e vërtetë e këtij debati me tone të larta.
Lajmi është i konfirmuar nga prezenca e gazetarit të Telegrafit në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. /Telegrafi/