Telegrafi

Tensione në Al Ittihad: Benzema ka bërë thirrje për “një zgjidhje” të situatës, trajneri Espiro Santo insiston se ai nuk po përshtatet

Trajneri i Al Ittihad, Nuno Espirito Santo, i ka thënë bordit të klubit se Karim Benzema nuk përshtatet me taktikat e tij.

Ka një tension të vërtetë mes Espirito Santo dhe Benzema në dhomat e zhveshjes, shkruan mediumi saudit ‘Al-Sharq Al-Aësat’, gjë që transmetohet edhe nga Marca.

Francezi madje kërkoi shiritin e kapitenit në klubin e tij të ri, por u refuzua nga trajneri portugez.

Siç sqaron ky medium, problemi tani është se marrëdhënia e Karim Benzemas me Nuno Espirito Santo është shumë e tensionuar, për shkak të trajtimit që ish-lojtari i Real Madridit po merr nga trajneri portugez.

Veç kësaj, Nuno “nuk ka kërkuar nënshkrimin e tij” këtë verë. Vetë Benzema i ka përcjellë pakënaqësinë e tij për këtë situatë tek ndërmjetësi që e çoi në Ligën Pro Saudite.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë – Ronaldo dhe Benzema ‘lundrojnë në para’

Benzema nuk është rehat në Al Ittihad për momentin. Është interesante të shihet nëse gjërat ndryshojnë në javët e ardhshme.

Sulmuesi ka dhënë vetëm një asistim në dy ndeshje zyrtare për Al Ittihad deri më tani.

Marrëveshja aktuale e 35-vjeçarit me skuadrën e Arabisë Saudite zgjat deri në vitin 2026, kështu që është e vështirë të imagjinohet që superylli të largohet nga klubi së shpejti. /Telegrafi/