Tensionet u ndezën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të dielën për shkak të përplasjeve ku Jaraveni tha se forcat azerbajxhane granatuan rajonin e Nagorni-Karabakut, ndërsa në anën tjetër Baku i akuzoi forcat armene për bombardimet që kryen ndaj tyre tek pozicionet ushtarake dhe civile.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dëmet mbeten ende të paqarta mirëpo ministria e mbrojtjes në Armeni tha se një numër i civilëve ishin vrarë nga forcat e Azerbajxhanit.
Të dyja vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth shkëputjes së rajonit etnik armenë Nagorni-Karabaku nga Azerbajxhani, i cili e deklaroi pavarësinë gjatë një konflikti i cili shpërtheu gjatë kohës kur Bashkimi Sovjektik kolapsoi në vitin 1991.
Kështu, megjithëse u dakorduan për një armëpushim në vitin 1994, të dyja palët shpesh akuzojnë njëri-tjetrin për sulme ndaj kësaj province të shkëputur, dhe përgjatë kufirit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se trupat e vendit i kishin shkatërruar tre tanke dhe kishin rrëzuar dy helikopterë dhe tre mjete ajrore në përgjigje të një sulmi ndaj objektivave civile nga Azerbajxhani përfshirë sulme edhe tek kryeqyteti Stepanakert në provincën Nagorni-Karabaku.
“Përgjigjja jonë do të jetë proporcionale dhe udhëheqja ushtarako-politike e Azerbajxhanit mban përgjegjësi të plotë për sa i përket kësaj situate”, tha ministria armene në një deklaratë. /Telegrafi/