Site icon Telegrafi

Tensione mes Turqisë e Rusisë – Moska dërgon anije luftarake në Siri

Dy anije luftarake ruse të armatosur me raketa nisen për në brigjet siriane, ndërsa BE paralajmëroi se konflikti mund të rrëshqiste në “luftë të hapur”.

Turqia kërkoi mbështetje nga aleatët e NATO-s pasi bomba ruse vrau 33 ushtarë të saj – por Moska kërcënoi Turqinë se çdo përparim i ri i saj do të “përfundojë keq”.

Mes tensioneve në rritje sot, ministria e mbrojtjes e Rusisë fajësoi Turqinë për vdekjen e trupave të saj në Idlib.

Rreth 33 ushtarë u vranë dhe 32 u lënduan në ditën më të keqe të Turqisë që nga fillimi i ndërhyrjes së saj në vitin 2016. Numri i të vdekurve tani qëndron në 54 vetëm në shkurt.

Rebelët turq u hakmorën duke qëlluar në “çdo cak të njohur Sirian” sot dhe pretenduan se ata vranë 16 ushtarë të regjimit.

Presidenti Erdogan ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje të rënda ushtarake në Siri për të mbështetur luftëtarët rebelë që po luftojnë me regjimin e Asadit të mbështetur nga Moska.

Ai është zotuar se Turqia do të nisë një ofensivë në shkallë të gjerë për të zmbrapsur forcat siriane.

Deputeti rus Vladimir Dzhabarov paralajmëroi se çdo operacion i tillë në shkallë të plotë në Idlib do të “përfundojë keq” për Ankaranë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje Rusisë dhe Sirisë që të ndalojnë “sulmet ajrore pa dallim” dhe “të ndalojnë ofensivën e tyre”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka shkruar në Twitter: “Ekziston rreziku i rrëshqitjes në një konfrontim të madh ushtarak ndërkombëtar”.

Presidentët Erdogan dhe Putin folën sot përmes telefonit dhe ranë dakord për nevojën e “masave shtesë” për normalizimin e situatës.

Pothuajse një milion civilë janë shpërngulur nga betejat e ashpra në veri të Sirisë.

Turqia, e cila tashmë ka marrë 3.6 milionë refugjatë nga lufta civile nëntë-vjeçare, thotë se nuk do të jetë në gjendje të përballojë një fluks të mëtejshëm.

Natën e kaluar pas vdekjes së trupave, zyrtarët thanë që ata nuk do t’i ndalojnë më refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropë – duke rrëzuar një marrëveshje me BE-në katër vjet më parë.

Disa orë më vonë, qindra burra gra dhe fëmijë filluan të marshojnë drejt kufijve me Bullgarinë dhe Greqinë.

Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur të hap portat për miliona migrantë, përveç nëse kombet evropiane nuk do të jepnin më shumë mbështetje. /Telegrafi/

Exit mobile version