Site icon Telegrafi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Koha e Frenkie de Jong në Barcelonë mund të marrë fund pas raportimeve për një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin Hansi Flick.

Sipas Fichajes, situata u përkeqësua pas fitores së Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës, ku performanca e holandezit u vu nën vëzhgim.

Flick thuhet se shprehu zhgënjimin me ndikimin e de Jong gjatë ndeshjes, pavarësisht paraqitjes së tij zëvendësuese.

Ndërsa de Jong kishte një gjuajtje për pak sa nuk përfundoi në rrjetë, një gabim në mbrojtje për pak çoi në një gol, por VAR-i ishte në anën e holandezit.

Pakënaqësia e Flick sugjeron se mesfushori mund të mos përshtatet në planet e tij taktike për të ecur përpara.

Burime pranë klubit pohojnë se Flick i ka kërkuar Joan Laportas që të organizojë largimin e De Jong sa më shpejt të jetë e mundur.

Me një kontratë që zgjatë deri në vitin 2026, e ardhmja e De Jong në Barcelonë duket e pasigurt dhe klubi thuhet se është i gatshëm të dëgjojë ofertat.

Nëse Barcelona vendos të ndahet me De Jong, vlera e tij e reduktuar në treg mund të hapë derën për klubet e tjera evropiane për të hyrë.

Kjo situatë mund të ketë pasoja të rëndësishme si për Barcelonën ashtu edhe për karrierën e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version