Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto njoftoi sot se ka anuluar vizitën e tij në Uashington, e paraparë të takohej më 31 janar me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
“Mëngjesin e sotëm informova Shtëpinë e Bardhë se nuk do të jem i pranishëm në takimin e punës së planifikuar të martën e ardhshme”, shkruan Pena Nieto në një mesazh në “Twitter”.
Disa orë më parë, Presidenti Trump kishte postuar në Twitter një mesazh drejtuar Presidentit meksikan, ku kishte thënë se nëse Meksika nuk është e gatshme për të paguar për ndërtimin e murit, do të ishte më mirë Presidenti të anulonte takimin e radhës.