Real Madrid dhe Las Palmas u ndanë baras 3-3, ndërsa në tunel ta stadiumit kishte tensione dhe përplasje.
Gjyqtari David Jose Fernandez Borbalan ka zbuluar në raportin e ndeshjes së ka ndodhur një përleshje mes lojtarëve në tunel.
“Sapo shkuam në dhomë të zhveshjes pasi që kishte përfunduar loja, dëgjuam zëra të zhurmshëm që vinin nga tuneli”.
“Të alarmuar nga kjo, dolën nga dhoma jonë e zhveshjeve dhe e gjetëm një numër lojtarësh dhe trajnerësh duke argumentuar zëshëm”, deklaroi ai.
Tension pati edhe në fushë përfshirë momentin e ndëshkimit të Gareth Bale me karton të kuq.
Momente jo të mira kishte edhe mes Nacho Fernandez dhe trajneri Las Palmas Quique Setien, për një top që kishte dalë jashtë fushës. /Telegrafi/