Telegrafi

Tensione dhe konfrontim fizik pas ndeshjes Tirana-Laçi

Foto: KF Tirana/Facebook dhe Proçesi Sportiv

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes së Superligës së Shqipërisë në mes të Tiranës dhe Laçit.

Tirana dhe Laçi janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores Shqiptare.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes ka ndodhur një gjë e shëmtuar ku janë përfshirë palët e të dyja skuadrave.

E gjitha ndodhi në tunelin e stadiumit të Tiranës “Selman Stërmasi”, ku pati tensione dhe konfrontim fizik.

Në një video të siguruar nga ‘Proçesi Sportiv’ shihen të përfshirë në këtë konfrontim sulmuesi i vendasve, Michael Ngo, presidenti i Laçit, Pashk Laska dhe djali i tij.

Edhe mbrojtësi i Tiranës, Eni Imami i pësoi disa goditje, ndërsa pati edhe futbollistë nga të dyja skuadrat të përfshira në këtë rast, i cili u ndal pas disa sekondave nga Policia e Shtetit dhe sigurimi. /Telegrafi/