Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes së Superligës së Shqipërisë në mes të Tiranës dhe Laçit.
Tirana dhe Laçi janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores Shqiptare.
Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes ka ndodhur një gjë e shëmtuar ku janë përfshirë palët e të dyja skuadrave.
E gjitha ndodhi në tunelin e stadiumit të Tiranës “Selman Stërmasi”, ku pati tensione dhe konfrontim fizik.
Në një video të siguruar nga ‘Proçesi Sportiv’ shihen të përfshirë në këtë konfrontim sulmuesi i vendasve, Michael Ngo, presidenti i Laçit, Pashk Laska dhe djali i tij.
Edhe mbrojtësi i Tiranës, Eni Imami i pësoi disa goditje, ndërsa pati edhe futbollistë nga të dyja skuadrat të përfshira në këtë rast, i cili u ndal pas disa sekondave nga Policia e Shtetit dhe sigurimi. /Telegrafi/