Site icon Telegrafi

Tension te United, De Gea kapet keq me Ronaldon

Humbja e parë e Ralf Rangnick në krye të Manchester United ishte e hidhur dhe komplikoi rrugën drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për Djajtë e Kuq.

Në fund të ndeshjes ka pasur tension në dhomën e zhveshjes, i shfaqur që në fushë. Një problem serioz për trajnerin gjerman.

Portieri David De Gea gjatë ndeshjes qortoi në mënyrë të animuar Cristiano Ronaldon për një pasim prapa, i cili rrezikoi të kthehej në autogol. Ish-portieri i Atleticos, siç raporton Sport, ka sulmuar portugezin edhe me mallkime, duke ngrirë tifozët e pranishëm në Old Trafford.

Lexo po ashtu S'ka më sekrete: Zbulohen ushtrime brutale që i bën Ronaldo për të qëndruar në formë

Një situatë të cilën Rangnick duhet ta zgjidhë sa më parë, që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Luke Shaw u tregua i drejtpërdrejt në përfundim të ndeshjes, duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjithëve.

“Kur nuk e kishim topin, nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Ne, lojtarët, kemi qenë këtu për një kohë të gjatë, ndoshta kemi luftuar sonte, nuk mendoj se ishim të gjithë bashkë”.

“Lojtarët që kemi ne kanë cilësi të pabesueshme, por ndonjëherë cilësia nuk mjafton. Në dhomat e zhveshjes e dimë se çfarë duam, por jashtë fushës duhet të japim 100%. Për të fituar këto lloj ndeshjesh duhet të punojmë të gjithë 100%. Është e vështirë dhe zhgënjyese”, ka shtuar më tej anglezi. /Telegrafi/

Exit mobile version