Deputeti Tom Doshi është sulmuar nga mbështetësit e PD në Shkodër jashtë ambienteve të bibliotekës në Shkodër pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak.
“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”, ka thënë Doshi, duke shtuar se ata qe nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.
Demokratët po e zhvillojnë këtë protestë, pasi sipas tyre Shkodra nuk mund të bjerë në duart e krimit.
Forca të shumta policie rrethojnë bibliotekën e universitetit ku do të behet konstituimi i këshillit.
Ndërkohë disa të rinj e të reja rrethuan Bibliotekën e Universitetit, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit, si formë proteste. /TCH/