Nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë as në senacën plenare të kësaj të enjteje në parlament.
Deputetët e opozitës, pjesë e grupit të Sali Berishës, me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.
Nën vërshëllimat e bilbilëve, deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj hyrëse tha se interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin në lidhje me inceneratorët, do të bëhet me ministren e Shtetit Elisa Spiropali për shkak të angazhimeve të kreut të qeverisë.
Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve.
Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.
Të vetmit deputetë të maxhorancës që abstenuan për ligjin e lojërave të fatit ishin Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.
Seanca plenare u mbyll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku mazhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës.