Deputetet e opozitës të grupimit të Sali Berishës kanë bllokuar sot punimet e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
Mbledhja ishte parashikuar të mbahej sot, por deputetët kanë përdorur sërish të njëjtën strategji duke u futur në sallë dhe duke u ulur në karriget e anëtarëve të komisionit duke bllokuar punimet.
Në sallë ishin edhe me zhurmues, ndërsa deputetët e PS u larguan. Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e Partisë Demokratike nuk u paraqitën fare në sallë.
Kujtojmë se mbledhja u bllokua edhe të premten e kaluar nga deputetët e grupimit të Berishës.
Grupi Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft. /Telegrafi/