Site icon Telegrafi

Tension jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë, Petro Koçi akuzon opozitën: Kjo është përpjekje për luftë civile

Dita sot ka nisur me përplasje jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Akuzave të opozitës, deputeti i PS-së Petro Koçi i është përgjigjur me kundërakuza. Ai tha se kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile.

Por menjëherë është çuar deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe i ka hequr mikrofonin.

“Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur Sali Berishën, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista,” tha Deputeti i PS-së.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Hoti derdhi një lëng, në dukje benzinë, në tavolinën dhe ulëset e Kuvendit, nga një shishe parfumi.

Spiropali pas përjashtimit u ka bërë me dije se këto janë akte që vënë rrezik jetën e deputetëve, ndërsa tha se do të ketë edhe një kallëzim mbi ngjarjen.

“Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë. Mos provokoni, Akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda po rrezikoni jetën e deputetëve. Jeni e përjashtuar. Me ju do merret prokuroria dhe SPAK,” tha Spiropali.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar edhe në hyrje të Kuvendit ku deputetët e përjashtuar të opozitës përplasen e punonjësit e Gardës në përpjekje për të hyrë brenda. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version