Telegrafi

Tenori spanjoll, Placido Domingo rezulton pozitiv me coronavirus

Placido Domingo (Foto: Phillip Faraone/Getty Images for Musco Center for the Arts at Chapman University/Guliver)

Këngëtari i operës spanjolle, Placido Domingo, ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus, ndryshe të  njohur si COVID-19.

Në deklaratën e tij, 79-vjeçari nxiti të tjerët të ishin ‘jashtëzakonisht të kujdesshëm’ dhe të ndiqnin udhëzimet themelore të larjes së duarve dhe distancës, për të ndaluar përhapjen e virusit.

Tenori vendosi të testohej pasi kishte simptoma të ngjashme me coronavirus, kollë dhe ethe, shkruan Daily Mail.

Domingo njoftoi se familja e tij tani janë në izolim për aq kohë sa është e nevojshme dhe domosdoshme, ku edhe dha një mesazh për të gjithë ndjekësit tij.

“Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që shpresoj që shumë shpejtë të kthehemi në normalitet”, shtoi ai

Domingo gëzon një karrierë gjashtëdhjetëvjeçare, ku gjatë këtyre viteve performoi rregullisht në italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht dhe rusisht që nga viti 1957. /Telegrafi/