Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, thotë se si emër pakkush e mban mend dhe se ai është bërë i famshëm në botë me ‘nofkën’ ‘Albanian Tenor’ apo ‘Tenori shqiptar’.
Po ashtu thotë se dhe karriera e tij karakterizohet nga vend i origjinës, Shqipëria.
Pirgu shprehet se shqiptari përfaqëson vetveten me vendin dhe se ndër shekuj kombit i është dashur të bëjë shumë pakte për të mbijetuar, që vende të tjera nuk do ta bënin.
Gjithashtu sa i përket politikës, Pirgu thotë se shqiptarët janë të lodhur tashmë me politikën dhe se kjo e fundit nuk ka vlerë në asnjë ambient. /News 24/