Tenjat në kuzhinë janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve: mund të shkaktojnë alergji, sëmundje të ndryshme, helmim të ushqimit etj.
Provoni një ndër metodat e sigurta të cilat do t’ju ndihmojnë që përgjithmonë t’i eliminoni tenjat nga kuzhina, transmeton Telegrafi.
Mënyra kryesore për zhdukjen e tenjave në kuzhinë:
Tenjat shpesh gjenden në miell, drithëra gruri, oriz. Nuk janë më të mëdha se 3 deri në 4 milimetra, ndërsa trupi i tyre ka ngjyrë të gështenjtë apo të zezë. Nëse vëreni dëmtues të tillë, menjëherë hidheni paketimin.
Mos provoni që drithërat t’i nxirrni në diell apo t’i “herrni” me dorë.
Tenjat shpesh lënë vezë në mure të thata apo në dollapë të ngrohtë, andaj pas hedhjes së drithit, pas një kohe tenjat sërish do të shfaqen.
Kur t’i hidhni të gjitha nga dollapët, patjetër lani dollapët me shkumë sapuni, dhe pastaj lyeni me uthull. Lërini që të thahen mirë dhe para depozitimit të sërishëm të artikujve në ta, vendosni disa thelpinj hudhre apo fletë dafine.
Tenjat në ushqim
Kur hyjnë në kuzhinë, parazitët shpejt hedhin shumë vezë në drithëra, bukë, krunde, arra. Prandaj kujdesuni që rregullisht t’i lani dollapët ku i ruani bukën, ëmbëlsirat, drithërat dhe erëzat.
Sigurohuni a ju janë të sigurta drithërat, në atë mënyrë që do t’i zhytni në ujë, nëse në sipërfaqe “notojnë” krimba apo tenja, hidheni ato menjëherë në shportën e mbeturinave.
Si të pengohet përhapja e tenjave në kuzhinën tuaj:
1. Hidhni poshtë të gjitha drithërat, çajet, erëzat, miellin, biskotat – të infektuara me tenja.
2. Pastroni dollapët me shkumë sapuni, pastaj fshini me uthull alkooli.
3. Lini dollapët disa ditë të hapur, që sa më mirë të thahen, pastaj në ta vendosni thelpinjtë e hudhrave.
4. Gjatë asaj kohe drithërat ruani në frigorifer me ngrirje të thellë, po ashtu edhe miellin.
5. Kur të vendosni që drithërat dhe miellin sërish t’i mbani në dollapë, vendosni në kavanoza qelqi dhe fshini rregullisht dollapët dhe kushtoni kujdes që tenjat të mos shfaqen. /Telegrafi/