Kampionia e dyfishtë e Wimbledonit, Petra Kvitova, ka folur për vendosmërinë që t’i kthehet tenisit, pas sulmit me thikë në shtëpinë e saj në muajin dhjetor.
Çekja 27-vjeçare ka nisur të stërvitet sërish prej se një person hyri në shtëpinë e saj në Prostejov dhe e theri me thikë.
Ajo akoma nuk ka caktuar një datë të rikthimit, por ka pohuar se tenisi është një motivim i madh për të.
“Perspektiva ime ndaj jetës ka ndryshuar shumë dhe po bëj gjithçka që t’ia jap vetes një shans të dytë që të kthehem në fushë”, ka deklaruar Kvitova.
Paraqitja e saj e fundit ishte kundër francezes Caroline Garcia në finalen e Fed Cup më 12 nëntor. /Telegrafi/