Site icon Telegrafi

Tenistja që u sulmua me thikë: Jam me fat që jam gjallë!

Dy herë kampionia e Wimbledonit, Petra Kvitova, ka thënë se ndihet me fat që është gjallë pas sulmit me thikë që pësoi në shtëpinë e saj të martën.

26-vjeçarja është trajtuar në dorën e majtë (me të cilën luan), pas incidentit në qytetin lindor çek, Prostejov. Ajo u lëndua nga sulmuesi në përpjekje që të mbrohej.

Lexo po ashtu Tenistja Petra Kvitova është sulmuar me thikë gjatë një vjedhje në shtëpinë e saj

“Jam e tmerruar. Lëndimi është i rëndë dhe do të më duhet të vizitoj specialistë”.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e ngrohta… Jam e tmerruar, por me fat që jam gjallë”.

“Nëse më njihni, e dini se jam e fortë dhe do ta luftoj këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga tenistja. /Telegrafi/

Exit mobile version