Dy herë kampionia e Wimbledonit, Petra Kvitova, është lënduar pas një sulmi me thikë në shtëpinë e saj.
Ajo është duke u trajtuar nga mjekët dhe raportohet nga se ka marrë një plagë në dorën e saj të majtë.
Ky incident ka ndodhur në Çekinë lindore, saktësisht në qytetin Prostejov.
Shkasi i gjithë këtij incidenti besohet se është vjedhja e shtëpisë, por fatkeqësisht tenistja polake kishte qëlluar aty.
26-vjeçarja është e renditur në vendin e 11 në listën e më të mira. Kujtojmë se ajo në vitin 2011 dhe 2014 kishte fituar Wimbledonin. /Telegrafi/