Telegrafi

Tenistja në mes të ndeshjes e vëren se e kishte veshur mbrapsht fanellën, rregullimi saj cilësohet si seksist prej gjyqtarit

Zyrtarët e US Open u përplasën pasi tenistja, Alize Cornet iu dha të shkel një kod të veshjes në turneun amerikan të tenisit.

Tenistja 28-vjeçare kishte veshur mbrapsht fanellën dhe gjatë ndeshjes e ka vërejtur se diçka nuk është në rregull.

Ajo më pas ndaloi takimin për ta veshur fanellën si duhet, duke treguar paksa edhe reçipetat e zeza.

Megjithatë, tenistes franceze iu dha një paralajmërim nga gjyqtari që qëndronte në karrige, Christian Rask.

Kjo ka bërë që të kritikohet në mediat sociale, ku shumëkush thotë se rregullorja është seksiste dhe se vërejtja ishte e pavend.

Rregullat e Shoqatës së “Womens ‘Tennis” thonë se femrat nuk lejohen të ndryshojnë veshjet në ndeshje, gjersa kjo nuk vlen në kategorinë e meshkujve.

Ndryshe, Cornet në fund pësoi humbje nga suedezja Johanna Larsson me rezultat 2:1, në sete 6-4, 3-6 dhe 2-6. /Telegrafi/